Çitaku u përgjigjet aleatëve: Do ta kundërshtojmë, do të rezistojmë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çitaku ka kritikuar, siç i ka quajtur ajo, “aleatët historikë të Hashim Thaçit”, të cilët, sipas saj, kanë nisur të bëjnë thirrje për pranimin e vendimit, duke u mbështetur në mundësinë e apelimit.

“Paskan filluar të reagojnë aleatët historikë të Hashim Thaçit. Ata me të cilët ai punoi që nga dita e parë. Ata me të cilët, bashkë, arritëm shumë suksese e momente historike.


E tash paskan filluar të na thonë: pranojeni vendimin, sepse ka apel… Faleminderit shumë”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka thënë se për të dhe bashkëpunëtorët e saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk janë thjesht njerëz me të cilët është bashkëpunuar në një periudhë të caktuar historike.

“Për ne, ata janë pjesë e historisë sonë. Janë pjesë e themeleve mbi të cilat është ngritur shteti ynë. Janë njerëzit me të cilët lidhet një prej kapitujve më të rëndësishëm të lirisë së Kosovës”, ka deklaruar deputetja e PDK-së.


Ajo ka kundërshtuar thirrjet për pranimin e vendimit, duke theksuar se procesi do të vazhdojë përmes kundërshtimit dhe rezistencës.

“Prandaj, shumë faleminderit për këshillat. Por jo. Ne nuk e pranojmë këtë vendim. Do ta kundërshtojmë. Do të rezistojmë. Deri në fund. Deri në liri”, ka përfunduar Çitaku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit