“Nuk jam për t’i thyer institucionet, nuk jam për dhunë” – Ganimete Musliu del në protestën para Qeverisë për të kërkuar drejtësi

Qytetarë të shumtë janë mbledhur para Qeverisë së Kosovës, në shenjë revolte ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e krerëve të UÇK-së.


Bashkë me ta ka dalë edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Ajo ka thënë se nuk është për dhunë dhe dëmtimin e institucioneve, pasi disa qytetarë kanë filluar t’i thyejnë xhamat e objektit të Qeverisë.


“Nuk jam për t’i thyer institucionet, nuk jam për dhunë, por e kuptoj mllefin e qytetarëve”, ka deklaruar Musliu.

“Vendim i tmerrshëm. Kjo gjykatë është kriminale. Krerët e UÇK-së nuk janë vetëm, populli e dëshmoi se është me ta”, tha ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit