Peleshi pas vendimit në Hagë: Nuk njollosen dot heronjtë e UÇK-së dhe lufta e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një deklarate, Peleshi ka thënë se vendimi i sotëm nuk mund ta zbehë apo njollosë, sipas tij, sakrificën e udhëheqësve të UÇK-së dhe luftën për liri.


“Vendimi i sapomarrë ndaj udhëheqësve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nuk i njollos dot heronjtë e Kosovës dhe luftën e saj. ​Sot dhe githmonë, qëndrojmë krah tyre, krah luftës së drejtë të UÇK-së dhe krah Kosovës së lirë, të pavarur dhe demokratike”, ka shkruar Peleshi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit