Mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje të gjerë aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Portali serb “Danas”, në një artikull për vendimin e gjykatës, ka përdorur titullin “Nga sot në Kosovë nuk do të ketë më qetësi”, duke raportuar për dënimin e Thaçit me 25 vjet burgim.
Sipas raportimeve të mediave serbe, Thaçi u shpall fajtor për vrasje, torturë, trajtim mizor dhe privim të paligjshëm ose arbitrar të lirisë.
Në artikujt e tyre, mediat serbe kanë raportuar edhe për reagimet në Kosovë pas aktgjykimit, si dhe për tubimet e zhvilluara në mbështetje të Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Mediat serbe kanë raportuar gjithashtu për deklaratat e gjyqtarit kryesues, Charles Smith, i cili gjatë shpalljes së aktgjykimit foli për krimet e kryera ndaj viktimave gjatë luftës.








