Dënohet me 18 vjet burgim, mbrojtja e Veselit paralajmëron hapin e radhës në Hagë

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me klientin e tij pas shpalljes së aktgjykimit nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.


Sipas gazetares së Klan Kosovës, Rina Mujku, e cila ndodhet në Hagë, Dixon ka thënë se Veseli është në disponim të mirë dhe i gatshëm të vazhdojë procesin në shkallën e ardhshme, atë të Apelit.

“Kam pasur një bisedë të shkurtër me të. Ai është në disponim të mirë dhe është i gatshëm të vazhdojë tutje në shkallën tjetër”, ka deklaruar Dixon.


Mujku ka njoftuar gjithashtu se mbrojtja e Veselit ka paralajmëruar ankesë në Dhomën e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Megjithatë, Dixon nuk ka specifikuar nëse ankesa do të synojë rrëzimin e pikave të aktakuzës apo do të kërkojë rigjykim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit