Gruda: Një Kuvend që është konstituar në mënyrë jokushtetuese nuk mund të prodhojë institucione kushtetuese

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka bërë të ditur se partia e tij ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të kontestuar vendimin e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Gruda tha se PDK-ja konsideron se Kuvendi është konstituar në kundërshtim me Kushtetutën dhe, rrjedhimisht, edhe zgjedhja e institucioneve të reja mund të jetë jokushtetuese.

“Sot kemi dorëzuar një kërkesë të dytë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Kemi kontestuar vendimin e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, sepse, siç kemi deklaruar dje, ne konsiderojmë që Kuvendi është konstituar duke shkelur Kushtetutën e Kosovës”, deklaroi Gruda.


Sipas tij, një Kuvend i konstituar në mënyrë jokushtetuese nuk mund të krijojë institucione që janë në përputhje me Kushtetutën.

“Një Kuvend që është konstituar në mënyrë jokushtetuese nuk mund të prodhojë institucione kushtetuese. Ne edhe më herët kemi bërë ftesëq që të mos procedohet tutje me nxjerrjen e vendimeve të tjera, zgjedhjes së qeverisë apo çdo vendimi tjetër, përpara se të sqarohet çdo pikëpyetje që ekziston në lidhje me kushtetutshmërinë edhe me ligjshmërinë, përkatësisht konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, tha ai.

Ai tha se argumentet e partisë janë, të bazuara në Kushtetutë dhe se pret që ato të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese.


“Argumentet tona janë, jemi të bindur profesionalisht, deri në fund kushtetuese, dhe do të merren parasysh nga Gjykata Kushtetuese me rastin e vendosjes për këtë çështje në meritat e saj”, deklaroi Gruda.

Deputeti i PDK-së shtoi se partia e konsideron lëndën të pranueshme për shqyrtim në merita, ndërsa tha se respekton pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.


“Sigurisht kjo është një lëndë e pranueshme për Gjykatën Kushtetuese për të trajtuar në merita, dhe ne respektojmë punën e pavarur të Gjykatës Kushtetuese dhe përmbahemi nga çdo lloj komentimi mbi vendimmarrjen e saj ose natyrën e vendimit që do të nxjerrë”, tha ai.

Në fund, Gruda tha se vendimi përfundimtar mbetet në dorën e Gjykatës Kushtetuese, e cila, sipas tij, duhet të sqarojë çështjet e ngritura nga PDK-ja.


“Gjithçka do të mbetet në dorën e Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar të gjitha këto shkelje dhe për ta rikthyer, siç tha edhe shefi i grupit tonë parlamentar, kushtetutshmërinë dhe institucionet e Kosovës brenda Kushtetutës”, përfundoi Gruda.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit