Vjosa Osmani ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga gara për president të Kosovës.
Ish-presidentja e Kosovës ka thënë se Sejdiu meriton falënderim për gatishmërinë për t’i shërbyer vendit dhe mënyrën se si e përballoi procesin.
“Bekim Sejdiu meriton falënderim. Jo vetëm për gatishmërinë për t’i shërbyer vendit, por edhe për mënyrën se si e përballoi një proces ku personalja shpesh u vendos mbi institucionalen”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka thënë se Kosova humbi një mundësi për të ndërtuar konsensus rreth njerëzve me dije, integritet dhe dinjitet.
“Politika kalon. Fushatat mbarojnë. Zgjedhjet përsëriten. Por mënyra se si një njeri sillet kur vihet në sprovë, mbetet”, ka shkruar ajo.
Në fund, Osmani e ka falënderuar Sejdiun për gatishmërinë për t’i shërbyer Republikës dhe për dinjitetin e treguar deri në fund.








