Kush nga qeveritarët do të marrë pjesë në aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

Sytë tashmë janë drejtuar nga Haga, ku të mërkurën, në Dhomat e Specializuara të Kosovës, pritet të shpallet verdikti i shkallës së parë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.


Pas një procesi gjyqësor disavjeçar, vendimi i trupit gjykues pritet me interesim të madh, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Hagë dhe më gjerë.

Nga Qeveria e Kosovës është konfirmuar se në Hagë, për ta përcjellë seancën, pritet të jenë zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, si dhe Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti.

Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka. Konjufca dhe Hoti pritet të jenë të pranishëm në galerinë e Dhomave të Specializuara, prej nga do ta përcjellin shpalljen e verdiktit.

Ndërkohë, në Hagë tashmë kanë mbërritur familjarë të të akuzuarve, por edhe qytetarë të shumtë nga Kosova dhe diaspora. Ata pritet të marrin pjesë nesër në tubimin e paralajmëruar në Hagë, si dhe të jenë të pranishëm në ditën kur do të shpallet vendimi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit