Aksident i rëndë në Turqi, autobusi përfshihet nga flakët pas përplasjes- Dy të vdekur dhe tetë të lënduar

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Veriore Marmara në Turqi ku një autobus u përplas me barriera dhe më pas shpërtheu në flakë.

Nga kjo ngjarje humbën jetën dy persona dhe u lënduan tetë të tjerë.

Incidenti ndodhi në kryqëzimin Isıklar në lagjen Eyupsultan të Stambollit.

Sipas raportimeve të mediave turke, shoferi thuhet se humbi kontrollin e autobusit, duke bërë që ai të përplasej me barrierat.

Pas përplasjes , autobusi u përfshi shpejt nga flakët, ndërsa momenti i përplasjes dhe përhapja e zjarrit u filmuan nga një kamera sigurie.

Forcat e xhandarmërisë turke nxituan në vendngjarje, duke evakuuar autobusin dhe duke nxjerrë pasagjerët nga automjeti që po digjej.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit