Qeveria e re e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e parë, pas votimit të saj në Kuvendin e Kosovës të dielën.
Mbledhja është paraparë të nisë në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detajet rreth pikave që do të jenë në rend dite dhe çështjeve që pritet të trajtohen gjatë mbledhjes së parë të ekzekutivit të ri.








