Mëngjesi i nesërm në Kosovë do të jetë i freskët, me temperatura minimale që pritet të zbresin deri në 6 gradë.
Gjatë ditës pritet mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa temperaturat do të rriten deri në 24 gradë.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë, sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Pra, në mëngjes një xhaketë nuk do të ishte ide e keqe, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë dukshëm më i ngrohtë.








