Soni Malaj vazhdon të jetë aktive si në muzikë, ashtu edhe në rrjetet sociale.
Këngëtarja shqiptare gjatë kësaj periudhe ka qenë e angazhuar në mbrëmje të ndryshme muzikore, ku ka performuar para publikut me repertorin e saj.
Ndërkohë, Soni po shfrytëzon edhe ditët e shtatorit për të shijuar pushimet në bregdetin e jugut.
Ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga atje, ku shfaqet në shoqërinë e mikeshës së saj.
E veshur me bikini, këngëtarja ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në këtë imazh.









