Përparim Rama: VV’ja sot paskan vendosë mos me qenë patriota me “popullin serb”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas lajmeve se Lëvizja Vetëvendosje nuk reagoi kur deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq, bëri propozimin e nënkryetarit të Kuvendit “në emër të popullit serb” dhe Parlamentit të Republikës së Kosovës iu referua si “Parlamenti i Prishtinës”.


Rama me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka ironizuar me VV’në, duke thënë se këta të fundit paskan vendosur të mos jenë patriotë sot.

“Sot paskan vendosë mos me qenë patriota me “popullin serb”. Para dy dite po. Sot, jo. Patriotizmi, sot në Vetevendosje e paska pushim”, ka deklaruar Rama.

Deputeti Simiq sot propozoi Igor Simiqin për nënkryetar, i cili u refuzua.

Përgjatë propozimit, ai dëgjohet duke thënë se propozimi po bëhet “në emër të popullit serb” dhe Parlamentit të Republikës së Kosovës i referohet si “Parlamenti i Prishtinës”. Ky term përdoret kryesisht nga udhëheqësit serbë, për të mohuar shtetësinë e Kosovës.

Përkundër që para dy herave Lëvizja Vetëvendosje kishte reaguar duke ndërprerë seancën për gjuhë të tillë, ata proceduan me votim kësaj here.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit