Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sot Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Propozimi i është dërguar ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nga kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.
Në dokumentin e datës 13 shtator thuhet se propozimi bëhet pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit. VV-ja argumenton se, bazuar në rezultatet e certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend.
“Lëvizja Vetëvendosje propozon z. Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në dokument.
Propozimi vjen në ditën kur është përmbyllur konstituimi i Kuvendit të Kosovës me zgjedhjen e nënkryetarëve. PDK-ja nuk mori pjesë në këtë proces dhe ka paralajmëruar se do ta kontestojë konstituimin në Gjykatën Kushtetuese.
Pas propozimit nga partia fituese e zgjedhjeve, pritet që ushtruesja e detyrës së presidentes ta mandatojë Kurtin për formimin e Qeverisë së re.









