VV’ja e përgatit terrenin pasi ia votoi nënkryetaren Listës Serbe: Qenkan disiplinuar

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar ta përgatisin terrenin pasi që propozimi i Listës Serbe për nënkryetare, Tanja Vujoviqkaloi me vota të tyre.

Mefail Bajqinovci, deputet nga Grupi Parlamentar i VV’së, deklaroi se Lista Serbe hoqi dorë nga gjuha jo-kushtetuese.

“Lista Serbe hoqi dorë nga gjuha antikushtetuese. E shihni sa mirë bëhet kur disiplinohet dhe kur i tregohet qartë se gjendet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e jo në atë të Serbisë”, tha ai.

Në anën tjetër, deputeti i LVV’së, Adnan Rrustemi, ka deklaruar në një linjë me Bajqinovcin. Pra, foli për disiplinim të Listës Serbe.

“Lista Serbe qenka diciplinuar. Paska hequr dorë nga gjuha jokushtetuese. Nuk kalon gjuha “në emër të popullit serb”, por nuk kalon as Simiqi. Vendosmëria jonë, është mbrojtje e Republikës”, tha ai.

Pas disa tentimeve radhazi, Lista Serbe arriti ta zgjidhë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Përkundër që deputetët Igor Simiq, Liljana Stefanoviq, Sërgjan Popoviq, Branislav Nikoliq dhe emra të tjerë u refuzuan, emri i Tanja Vujoviq kaloi.

Me 62 vota për, gjashtë kundër dhe tri abstenime, Vujoviq u zgjodh nënkryetare e Listës Serbe.

Në bazë të grafikonit të Kuvendit, shihet se një numër të madh votash mori nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit