Skenari i VV’së për 27 dhjetorin, Gjini: Nëse doni, shkojmë në zgjedhje

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvend dhe vendimit të PDK-së për të mos marrë pjesë në seancën e sotme konstituive.

PDK-ja ka njoftuar se do ta bojkotojë seancën derisa Gjykata Kushtetuese të sqarojë situatën lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit. Vendimi vjen pasi të premten kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, nuk mori votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetare.


Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur t’i mbështesë Çitakun dhe kandidatin e LDK-së, Kujtim Shalën, për këto pozita.


Por Gjini thotë se përplasjet e ditëve të fundit nuk kanë qenë për emrat e kandidatëve, por për arritjen e një afati të caktuar.

“Ju kemi thënë, po e ndjekin datën 27 dhjetor”, ka shkruar Gjini.

Sipas tij, nga 27 dhjetori fillon të rrjedhë afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit, i cili është deri në 60 ditë, ndërsa më pas mund të ketë edhe deri në 45 ditë për organizimin e zgjedhjeve.


“Prej sot, 60 ditë afat për zgjedhje të presidentit, plus deri në 45 ditë zgjedhjet. Tash e ka 27 dhjetorin që e ka kërkuar”, ka deklaruar ai.

Gjini ka pretenduar se mosmarrëveshja nuk ka qenë e lidhur me kandidaturat e Çitakut apo Shalës, por me arritjen e datës 27 dhjetor.

“Nuk kanë pasur problem as me Vlorë Çitakun as me Kujtim Shalën, as me ‘popullin serb’. Problemi ka qenë me e mbërri datën e sotme. Afatin”, ka shkruar ai.

Kryetari i Aleancës ka akuzuar më tej se qytetarët tashmë e kanë kuptuar, sipas tij, se bëhet fjalë për “mashtrim dhe manipulim”.


“Tashmë qytetarët e dinë se është mashtrues e manipulator”, ka shkruar Gjini.

Në fund, ai ka thënë se vendi mund të shkojë në zgjedhje, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos kenë frikë nga një skenar i tillë.

“Nëse doni, shkojmë në zgjedhje! Mos u frikësoni prej zgjedhjeve!”, ka përfunduar Gjini.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit