Deputeti i LDK-së i reagon ashpër Vetëvendosjes: Ia nxjerr në shesh lojën për kurdisjen e datës së zgjedhjeve?

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje, pas vendimit të kësaj të fundit për të votuar nënkryetarët e subjekteve të tjera politike.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Sadiku ka deklaruar se “kjo lëvizje e Vetëvendosjes rrezikon seriozisht stabilitetin institucional, duke e shtyrë vendin drejt një palë zgjedhjesh të jashtëzakonshme gjatë stinës së dimrit, saktësisht më 27 dhjetor”.

“Tash vendosi VV me i votu nënkryetarët e partive tjera. Qysh kam thënë tash e dy muaj, këta kanë me na dërgu prapë në zgjedhje në dimër. Datën që e kanë përmendur, 27 dhjetorin, e kanë përcaktu me vendimin e sotëm. 60 ditë plus 45 ditë na çojnë pikërisht te 27 dhjetori. Pra, krejt ky bllokim, krejt këto lojëra me Kuvendin, krejt kjo zvarritje veç për me mbërri te data që e kanë planifiku. Parti që e shkel Kushtetutën tri herë vetëm për me mbërri te një datë zgjedhjesh. Parti që nuk e don stabilitetin. E don kaosin. Keni me marrë fund politikisht. Populli nuk ka me jua harru këto lojëra me shtetin”, ka shkruar Sadiku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit