Ramabaja: Rritja e pensioneve është pjesë e programit zgjedhor të LVV-së

Analisti, Sadri Ramabaja ka deklaruar se rritja e pensioneve për 20% nga Qeveria aktuale është pjesë e programit zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ramabaja deklaroi se është pjesa më “absurde” me dëgju pakënaqësi nga pensionistët pavarësisht rritjeve të pensioneve.

“Pjesa më absurde e opinionit public në Kosovë. Kur rriten pensionat qoftë edhe me 4%, sindikatat e pensionistëve shënojnë një lloj miradie dhe falenderimi. Pensionistët janë prodhues të mirëqenies. Nuk jam dakord me dëgju nga përfaqësuesve nga shoqatat e Sindikatat. Qëndrimet e rritjes së pensionistëve e kategorive ka qenë pjesë e elektoratit të Lëvizjes Vetëvendosje. Pjesë e programit të tyre. Sigurisht nësa ka pasur mundësi edhe 50% ka qenë pak. Apo edhe 100 % ka qenë pak. Pensionet nuk janë rritur. Kosova është pak vendi që gëzon pensionin e pleqërisë. Rritja e 20% është ndihmë sociale”, vijoi Ramabaja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit