Pal Lekaj mbrohet në heshtje për “53 milionëshin” – rigjykimi vazhdon nesër

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka vendosur të mbrohet në heshtje në rigjykimin e rastit të njohur si “53-milionëshi”.

Gjatë seancës së sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Lekaj ka shfrytëzuar të drejtën ligjore për të mos iu përgjigjur pyetjeve lidhur me akuzat e Prokurorisë.

Pas kësaj, seanca është ndërprerë, ndërsa vazhdimi i shqyrtimit gjyqësor është caktuar për nesër, në orën 09:30.


Kjo çështje po trajtohet në rigjykim nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Violeta Namani-Hajra.


Në këtë rast, krahas Lekajt, të akuzuar janë edhe Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri. Ata ngarkohen nga Prokuroria me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” në bashkëkryerje.

Rasti lidhet me vendimin për ndarjen e 53 milionë eurove.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit