Sa i përket nëse janë krijuar kushtet e nevojshme të sigurisë për hapjen e urës për qarkullim, EULEX-i nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse ura duhet të hapet, por ka rikujtuar qëndrimin e Bashkimit Evropian.
Sipas EULEX-it, ura duhet t’u shërbejë të gjitha komuniteteve dhe komunave që ajo lidh, si dhe të kontribuojë në bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet tyre.
“Është e rëndësishme që Policia e Kosovës të garantojë sigurinë dhe mbrojtjen e të gjitha komuniteteve, në përputhje me parimet demokratike, të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të gjithë të ndihen të sigurt”, thuhet në përgjigjen e tyre.
EULEX-i thekson se çdo vendim lidhur me Urën mbi Ibër duhet të marrë parasysh “interesat dhe shqetësimet e të gjitha komuniteteve”.








