Tensione pas ndeshjes Vushtrria–Drita në Hajvali | Tifozët hedhin gurë, një polic goditet në kokë dhe përfundon në QKUK

Ndeshja mes KF Vushtrrisë dhe KF Dritës, e zhvilluar në Kampin Nacional në Hajvali, është përcjellë me incidente mes tifozëve, ndërsa situata ka eskaluar pas përfundimit të takimit, kur një zyrtar policor është goditur me gur në kokë dhe është dërguar për trajtim në QKUK, raporton Sinjali.

Sipas informacioneve Policia kishte angazhuar njësi në kuadër të planit operativ për sigurimin e ndeshjes, ndërsa incidente më të vogla ishin regjistruar që nga fillimi i saj.

Situata fillimisht ishte menaxhuar nga zyrtarët policorë, por tensionet janë rritur në momentin kur tifozët po largoheshin nga stadiumi.

Gjatë daljes së grupeve të tifozëve, sipas të dhënave nga burimet, ka pasur sjellje të dhunshme dhe janë hedhur gjësende e gurë, duke detyruar Policinë të intervenojë për shpërndarjen e tyre.

Në këto rrethana, një zyrtar policor është goditur me gur në anën e majtë të kokës nga persona ende të paidentifikuar.

Policit fillimisht i është dhënë ndihma mjekësore në vendngjarje, por më pas është transportuar nga Emergjenca për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjatë intervenimit janë shoqëruar në stacion edhe Irfan Shtitarica, 37-vjeçar, dhe Ergyn Gjyshinca, 40-vjeçar, pasi sipas dëshmitarëve nuk u janë bindur urdhrave të zyrtarëve policorë.

Pas konsultimit me Prokurorin, ndaj tyre janë shqiptuar tiketa sipas Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike. Nga informacionet e rastit nuk rezulton se këta dy persona dyshohen se e kanë goditur policin me gur.

Ndërkohë, për sulmin ndaj zyrtarit policor, personi apo personat përgjegjës ende nuk janë identifikuar.

Me udhëzim të Prokurorit kujdestar është iniciuar rasti penal “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të incidentit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit