Gazeta raportoi dje se Bajram Arifaj nga Shtupeli i Klinës ndërroi jetë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra në një aksident trafiku rreth dy javë më parë në fshatin Jashanicë.
Familja Arifaj ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 31 gusht 2026, në orën 14:00.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në Shtupel, në varrezat e Lagjes Bakaj.
Vdekja e tij ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të afërmit.








