Kryesisht me diell dhe i ngrohtë pritet të mbajë të dielën në Kosovë. Priten edhe vranësira të pakta deri mesatare që do të paraqiten kryesisht përreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 12–16°C, ndërsa ato maksimale 29–33°C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.
Indeksi UV: I lartë deri shumë i lartë gjatë orëve të mesditës. Rekomandohet mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë dhe i zgjatur ndaj rrezatimit diellor.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperatura të larta priten edhe gjatë dhjetëditëshit të parë të shtatorit.








