AKR propozon Behgjet Pacollin për President

Aleanca për Kosovën e Re ka dal me një emër për pozitën e Presidentit të vendit.

Nënkryetari i kësaj partie, Gjergj Beka me anë të një postimi ka thënë se Pacolli është emri i duhur për të mirën e Republikës së Kosovës

“Mos e shikoni këtë çështje vetëm nga këndvështrimi i partisë suaj. Shikojeni nga këndvështrimi i Kosovës.”, shkroi ndër të tjera Beka.

Postimi i plotë:

TË NDERUAR LIDERË POLITIKË TË KOSOVËS, NJË THIRRJE PËR JU DHE PËR TË MIRËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Mbi 45 njohje për Kosovën. 🌍

Mbi 45 milionë euro për bamirësi, shkollim, shëndetësi dhe njerëzit në nevojë. ❤️

Mijëra njerëz të punësuar dhe familje të mbështetura.

Vite të tëra kontribut për shtetin dhe qytetarët.

Përballë këtyre kontributeve , çfarë duhet të ketë më shumë një njeri që të jetë President i Kosovës?

A nuk duhet që para interesave partiake, të vendosim interesin e Republikës së Kosovës?

Prandaj, kjo është një thirrje për të gjithë liderët politikë, pa dallim partie:

Mos e shikoni këtë çështje vetëm nga këndvështrimi i partisë suaj.

Shikojeni nga këndvështrimi i Kosovës.

Uluni në një tavolinë.

Flisni për një emër që mund të jetë mbi ndarjet partiake.

Një figurë që mund të përfaqësojë shtetin dhe të jetë President i të gjithë qytetarëve.

Kosova ka nevojë për bashkim.

Kosova ka nevojë për një figurë unifikuese.

Kosova ka nevojë për një President që përfaqëson Kosovën e ai është Behgjet Pacolli🇽🇰

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit