Deputetja shqiptare kundër konsullatës serbe në Shkodër: Nuk mund të relativizohet krimi në Ballkan

Deputetja e pavarur e Kuvendit të Shqipërisë, Marjana Koçeku, ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social X lidhur me reagimet pas vdekjes së Ratko Mlladiç dhe protestën kundër hapjes së një konsullate serbe në Shkodër.Koçeku shkruan se një status i publikuar prej saj dy ditë më parë për vdekjen e Mlladiçit ka nxitur një numër të madh komentesh, përfshirë reagime nga serbë që, sipas saj, vijojnë të glorifikojnë ish-komandantin serb të dënuar për krime lufte dhe gjenocid.

Ajo e cilëson këtë si pjesë të përpjekjeve për të mohuar apo rishkruar të kaluarën e luftërave në Ballkan.“Përpjekja e vazhdueshme e propagandës serbe për me e ripohu të kaluemen e vet gjenocidale nëpërmjet kamuflimit dhe ruajtjes së asaj ideologjie keqndjellëse, nuk asht vetëm fyemje ndaj viktimave të luftës në Srebrenicë e në tanë Ballkanin, por nji rrezik i ri që paraqitet në të ardhmen”, shkruan Koçeku.

Deputetja shprehet se krimet e luftës në Ballkan nuk duhet të relativizohen për arsye diplomatike apo politike.“Nuk mund të relativizohet krimi në Ballkan, as në emër të diplomacisë e as të politikës, dhe nuk mund të ndërtohen realitete të reja, të mira e pozitive, pa reflektu mbi të shkuemen”, thekson ajo.

Koçeku ka kundërshtuar gjithashtu projektin për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, duke e lidhur atë me qëndrimin ndaj së kaluarës së luftërave në rajon.Sipas saj, “përpjekja për me ndërtu nji konsullatë serbe në Shkodër, ‘në emër të fqinjësisë së mirë’, asht ma së paku nji mbështetje politike ndaj këtyne rimohuesve të paqes”.

Në fund të reagimit, ajo ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar në Shkodër të dielën kundër konsullatës serbe.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit