Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka dënuar ashpër ceremoninë e varrimit të ish-komandantit të ushtrisë serbe, Ratko Mlladiq, i cili është i dënuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte dhe gjenocid.
Në reagimin e saj, organizata thekson se organizimi i një varrimi me nderime shtetërore përbën një përpjekje të drejtpërdrejtë të Beogradit për të lartësuar figurën e tij dhe për ta paraqitur atë si hero kombëtar.
“Kurorëzimi i një krimineli të dënuar lufte si hero kombëtar fyen çdo viktimë të tij dhe rehabiliton hapur ideologjinë që prodhoi gjenocid”, thuhet në reagim
OVL-UÇK ka akuzuar Beogradin se po refuzon të përballet me të kaluarën e tij dhe ka paralajmëruar se, sipas tyre, një qasje e tillë kërcënon paqen në rajon.
“Kujtimi dhe dinjiteti i viktimave nuk negociohen. As tani, as kurrë”, thuhet në reagim.








