Prizreni dhe Vitia i janë bashkuar nismës “Ora e Pritjes” dhe numërimit mbrapsht drejt 16 shtatorit, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Aktivitetet janë zhvilluar në kuadër të nismës së platformës qytetare “Liria ka Emër”, e cila po zhvillohet në komunat e Kosovës nën moton “Kosova po pret”.
Në aktivitetin e mbajtur në Prizren kanë folur kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj, si dhe përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli.
Ata kanë bërë thirrje për bashkim dhe pjesëmarrje masive në “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.
Gjatë aktivitetit në Prizren është shpalosur edhe një baner i madh me mesazhin: “NË EMËR TË POPULLIT – SHPALLENI TË PAFAJSHËM!”
“Marshi për Liri” në Prishtinë do të mbahet më 12 shtator, në prag të vendimit të 16 shtatorit.








