Në një postim të tij në Facebook, biznismeni Behgjet Pacolli ka treguar se ka pranuar një telefonatë nga bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita.
Ai thotë se Anita i ofroj mbështetje në sfidën rreth Aeroportit të Vlorës.
“Ka momente kur një fjalë e mirë, e thënë me sinqeritet, vlen më shumë se çdo gjë tjetër. Sot, telefonata e Anitës ishte pikërisht një moment i tillë për mua. Më dha forcë, besim dhe kurajë për të vazhduar”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Telefonata e Anitës!
Një nga telefonatat më të dashura, më inkurajuese dhe më njerëzore që kam marrë që nga momenti kur po përballem me sfidën rreth Aeroportit të Vlorës, ishte telefonata e sotme nga familja Ramush Haradinaj.
Anita më telefonoi ( edhe në emër të Ramushit) dhe më shprehu mbështetjen e saj të sinqertë, njerëzore dhe shpirtërore në këtë përballje me DREJTËSINË, jo të lehtë.
Fjalët e saj më prekën thellë:
“Behgjet, ti ke me ia dalë, sepse ne të njohim kush je dhe e dimë se atë vepër madhështore e ke bërë me shpirt, për trashëgiminë tënde, për kombin dhe për ekonominë e vendit. Këtu nuk do të të ndihmojnë vetëm njerëzit e mirë dhe qytetarët që e dinë tani kush je, por edhe Zoti. Ke me ia dalë dhe ke me e përfunduar atë vepër që e ke nisur me shpirt e zemër.”
Ka momente kur një fjalë e mirë, e thënë me sinqeritet, vlen më shumë se çdo gjë tjetër. Sot, telefonata e Anitës ishte pikërisht një moment i tillë për mua. Më dha forcë, besim dhe kurajë për të vazhduar.
Faleminderit nga zemra, Anita. Telefonata jote ishte për mua shumë më tepër sesa thjesht një telefonatë.
Zoti të bekoftë ty, Ramushin, fëmijtë dhe familjen tuaj të mrekullueshme.








