Alaudini ndan një tjetër detaj për banorët e këtij edicioni të BBVK

Përgatitjet për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” kanë nisur zyrtarisht.

Moderatori i programit, Alaudin Hamiti, ka ndarë detajet e para nga prapaskenat, duke konfirmuar se puna për përzgjedhjen e kastit dhe organizimin e sezonit të ri është tashmë në zhvillim.

Në një postim në rrjetet sociale, Alaudini publikoi një imazh ku shihet një tabelë me fotografi të mjegulluara të konkurrentëve të ardhshëm. Këtij imazhi ai i bashkëngjiti mesazhin:

“Prapa këtij blluri fshihen emrat dhe fytyrat që do të pushtojnë çdo bisedë tuajën këtë sezon. Kasti më i fuqishëm deri sot.”

Përzgjedhjen e pjesëmarrësve, moderatori e ka krahasuar me një “vepër arti”, duke nënkuptuar se ekipi i produksionit është përqendruar në ndërtimin e një grupi me profile dhe karakteristika të ndryshme, për të krijuar sa më shumë dinamikë brenda shtëpisë.

Edhe pse data e saktë e nisjes nuk është bërë ende publike, ky paralajmërim tregon se po punohet intensivisht për një tjetër edicion të mrekullueshëm të “Big Brother VIP Kosova”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit