Vetëm gjatë vitit 2026, gjyqtari Sabit Sadikaj kishte shtyrë seancat gjyqësore në rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend ndaj ministrit në detyrë Xhelal Sveçla.
Seanca që ishte mbajtur më maj në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ishte shtyrë, pasi Sveçla kishte kërkuar shtyrjen me arsyetimin se gjendet jashtë vendit. Me të njëjtin arsyetim, Sveçla nuk kishte shkuar në seancë as më 16 janar. Për këtë kishte njoftuar me email.
Për shkak se mungoi në atë seancë dhe nuk ishe i ulur bashkë me kolegët, Fitore Pacollin, Salih Zyben dhe ish-deputeten e LDK-së, Drita Millaku, Gjykata kishte vendosur që të veçonte procedurën penale ndaj tij. Ai u paraqit në seancën e 10 prillit kur u deklarua i pafajshëm.
Gjatë procesit gjyqësor, ngjashëm kanë vepruar edhe të akuzuarit të tjerë, të cilët shpesh kanë munguar.
Pikërisht për shkak të shtyrjes së seancave, gjykatësi Sabit Sadikaj më 26 mars të vitit 2024 kishe bërë të ditur se të akuzuarve iu ishte parashkruar vepra penale “Pendim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Ai kishte thenë se vepra penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” pretendohet se është kryer më 21 mars 2018, kurse parashkrimi kishte arritur më 21 mars 2024.
Ndërkaq të premten, dy vjet më vonë, Gjykata ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor ndaj Xhelal Sveçlës lidhur me rastin e gazit lotsjellës në Kuvend, ndërsa shpallja e aktgjykimit është caktuar për 2 shtator. I pranishëm në seancë ka qenë edhe Sveçla.
Në fjalën përfundimtare Prokuroria ka kërkuar që Sveçla të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, duke renditur disa prova dhe dëshmi që, sipas saj, vërtetojnë kryerjen e veprës penale,
Prokurori Avni Namani ka thënë se në CD-në e administruar si provë materiale, ku është incizuar seanca e Kuvendit, shihet momenti kur Sveçla aktivizon bombolën e gazit lotsjellës dhe e hedh brenda sallës së seancave plenare.
Sipas Namanit, pas përhapjes së gazit, personat e pranishëm largohen nga salla. Prokuroria ka përmendur edhe fotoalbumin e përpiluar nga zyrtarët policorë, ku, sipas saj, dokumentohet gjetja e bombolave të gazit lotsjellës, të aktivizuara dhe të paaktivizuara, në sallën plenare.
Po ashtu, sipas Prokurorisë, në raportin e vendit të ngjarjes janë dokumentuar 18 dëshmi materiale, shumica prej tyre bombola të gazit lotsjellës.








