Pas aksidenteve të fundit në punë, KEK nis Task-Forcën për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ka nisur punën Task-Forca për vlerësimin dhe avancimin e sistemit të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas KEK-ut, krijimi i kësaj Task-Force vjen pas aksidenteve të fundit në vendin e punës dhe është pjesë e masave të ndërmarra në zbatim të konkluzioneve të Bordit të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të Korporatës.

Task-Forca përbëhet nga përfaqësues të strukturave operative dhe profesionale të KEK-ut, përfshirë edhe përfaqësues sindikalë. Sipas nevojës, në punën e saj mund të përfshihen edhe ekspertë të brendshëm apo të jashtëm.

“Në fokus të saj do të jetë vlerësimi i plotë i sistemit të sigurisë dhe shëndetit në punë, shqyrtimi i procedurave dhe standardeve ekzistuese, identifikimi i mangësive dhe propozimi i masave konkrete për forcimin e sigurisë, mbikëqyrjes dhe përgjegjësisë në të gjitha nivelet”, thuhet në njoftim.


KEK ka bërë të ditur se zbatimi i rekomandimeve do të jetë përgjegjësi e divizioneve, departamenteve dhe njësive përkatëse, ndërsa Menaxhmenti do të përcjellë realizimin e tyre deri në zbatim të plotë.

“Siguria dhe shëndeti i punonjësve janë prioritet absolut i KEK Sh.A.”, thuhet më tej në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit