Tragjedi në Shqipëri: Gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares që u mbyt në lumin Drini i Zi

Është gjetur mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i 7-vjeçares, e cila dyshohet se u mbyt në lumin Drini i Zi në Shqipëri, pasi mbeti e bllokuar së bashku me disa fëmijë dhe një të afërm të tyre.

Ngjarja është shënuar në zonën Bulqizë-Klos, ndërsa kërkimet për të miturën nisën mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit për bllokimin e grupit si pasojë e rritjes së nivelit të ujit në lumë.

Shërbimet e Policisë dhe Emergjencës arritën të shpëtonin katër persona, ndërsa 7-vjeçarja nuk ishte gjetur dhe kërkimet për të vijuan.


Pas disa orësh kërkime, rreth orës 09:45 të ditës së sotme, shërbimet e angazhuara në operacion kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të të miturës.

Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave në të cilat humbi jetën 7-vjeçarja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit