Prokuroria e Shtetit ka hequr dorë nga ndjekja penale ndaj Ministrit të Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, për veprën penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.
Kjo për shkak se kjo vepër, siç raporton Betimi për Drejtësi, është parashkruar.
Kështu që, Sveçla tash akuzohet vetëm për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në mars të vitit 2018.
Bashkë me Sveçlën në këtë rast akuzohen edhe Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, si dhe Drita Millaku e Sali Zyba, ish-deputetë.
Në seancën e 10 prillit 2026, Sveçla u deklarua i pafajshëm për veprën penale që i vihet në barrë.








