Glauk Konjufca është shpallur sërish i pafajshëm.
Gjykata Themelore ka marrë sot vendim lirues ndaj tij lidhur me aktakuzën për hedhjen e gazit lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ngjarje kjo e gushtit të vitit 2016.
Rreth dy vite më parë, gjyqtarja Edita Çanta kishte marrë të njëjtin vendim duke e shpallur Konjufcën të pafajshëm, çka u përsërit edhe në shpalljen e sotme të aktgjykimit.








