Mustafa: Nuk ka asnjë arsye të vetme të mbahet konstituimi i Kuvendit peng i diskutimeve që po ndodhin për presidentin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po mban peng institucionet e Kosovës duke mos mundësuar konstituimin e Kuvendit.


Mustafa, në një konferencë për media të mbajtur në hollin e Kuvendit, tha se një situatë e tillë nuk do të lejohet të vazhdojë pafundësisht.

“Albin Kurti ka marrë peng Kosovën dhe ka marrë peng institucionet e Kosovës. Dhe këtë nuk guxojmë ta lejojmë dhe as nuk do ta lejojmë. Ne çdo ditë jemi edhe para ndërtesës së Qeverisë për t’i kërkuar kthimin në Kuvend dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Po protestojmë, po bëjmë aktivitet në mënyrë paqësore, në mënyrë të qetë për t’i përcjellë mesazhin e qartë. Mirëpo kjo situatë nuk mund të vazhdojë pafundësisht.


Ai duhet të kthehet në Kuvend dhe të mundësojë funksionimin normal të Kuvendit.

Përndryshe, pakënaqësia e qytetarëve dhe rrjedhimisht edhe durimi edhe i partive opozitare dhe në këtë rast Partisë Demokratike të Kosovës nuk do të jetë i pafund dhe do të përdorim mjetet demokratike për të shtyrë ata njerëz që kanë marrë peng Kosovën ta kthejnë Kosovën në binarë kushtetues dhe në binarë të një shteti normal.

Kjo situatë tashmë po duket se ka rrëshqitur në një terren që nuk e kemi imagjinuar ndonjëherë, që një parti shqiptare e Kosovës t’i marrë peng institucionet dhe të pengojë funksionimin e shtetit të Kosovës. Mirëpo ne do të vazhdojmë të jemi këtu dhe kudo që nevojitet për të kthyer Kosovën në binarë normalë.


Do të vazhdojmë me kërkesat tona të vazhdueshme, do të jemi këtu prapë pas 48 orëve me kërkesën e njëjtë: kthimin e Kuvendit të Kosovës deputetëve dhe kthimin e institucioneve në shërbim të qytetarëve”, tha ai.

I pyetur për çështjen e Presidentit dhe nëse pret një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Mustafa tha se pas konstituimit të Kuvendit ka mjaftueshëm kohë për zgjedhjen e Presidentit.


“Diskutimet për presidentin mund të vazhdojnë edhe pas konstituimit të Kuvendit. Dihet qartë se pas ditës së konstituimit të Kuvendit janë edhe 60 ditë për të zgjedhur presidentin.

Nuk ka asnjë arsye të vetme të mbahet konstituimi i Kuvendit peng i diskutimeve që po ndodhin për presidentin. Kjo është një lojë politike, kjo është një strategji për të blerë kohë. Pse po i nevojitet kjo blerje e kohës nuk mund ta dimë, por ajo është e qartë se nuk ka vullnet për t’i dhënë Kosovës institucione në këtë fazë.


Taktizime të tilla me negociata që nuk përfundojnë kurrë nuk mund ta arsyetojnë bllokadën e institucioneve. Kështu që ne presim që të kthehen në Kuvend, të konstituojnë Kuvendin dhe pastaj kanë kohën e nevojshme në dispozicion për t’i vazhduar negociatat për president, nëse me të vërtetë kanë vullnet për t’i dhënë vendit president dhe institucionet”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit