Tahiri akuzon Kurtin dhe LVV-në: Po e çojnë Kosovën drejt një krize identitare

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar shumicën parlamentare për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke deklaruar se kjo situatë e ka futur vendin në një krizë të thellë shoqërore, ekonomike dhe politike.


Tahiri ka thënë se gjendja në Kosovë po përkeqësohet dhe po shkon drejt një pike kritike, duke e ndërlidhur situatën edhe me aspektin e sigurisë dhe atë ekonomik.

Sipas tij, kjo qasje është e qëllimshme dhe synon ta çojë Kosovën drejt një “krize identitare”.


“Tanimë kjo shumicë parlamentare, e cila sot e sa ditë është duke bojkotuar dhe duke mos ushtruar detyrën e vet kushtetuese, me moskonstituimin e Kuvendit e ka sjellë Kosovën në një depresion të thellë shoqëror, ekonomik dhe politik.

Gjendja në vend po agravohet dhe po vjen në një pikë kritike që ndërlidhet edhe me aspektin e sigurisë në shoqëri, edhe me aspektin e ekonomisë që krijon vende pune dhe që e mban gjallë shtetin, dhe mbi të gjitha, një krizë politike e cila nuk ka qenë e parë asnjëherë në historinë e demokracisë së vendit tonë.

Kjo është e qëllimshme. Kjo qasje, kjo mënyrë dhe ky përkushtim e ka vetëm një qëllim. Dhe qëllimi është ta sjellë shtetin e Kosovës në një krizë identitare të cilën historikisht e ka luftuar”, ka deklaruar ai.


Tahiri ka përmendur edhe zhvillimet historike të Kosovës, duke thënë se, sipas tij, ky konstelacion politik ka qenë “në anën e kundërt të historisë” gjatë periudhave të rëndësishme për vendin.

“Ky konstelacion politik ka qenë në anën e kundërt të historisë në kohën e Marrëveshjes së Rambujesë dhe në kohën kur NATO ka hyrë në Kosovë. Ky konstelacion politik ka qenë në anën e kundërt, në të kundërtën e historisë kur është shpallur pavarësia e Kosovës.


Ky konstelacion politik sot është duke u munduar ta ndërtojë një tregim, një tregim i cili është tregim i rremë, është tregim kundër çdo përpjekjeje historike të kombit shqiptar në Kosovë, të krijimit të një identiteti tjetër.

Këtë nuk do ta lejojmë. Këtë nuk do t’ia mundësojmë. Ne nuk kemi vend tjetër, as shtet tjetër dhe as arritje më të madhe kombëtare se pavarësinë e Kosovës.


Kjo pavarësi është arritja më e madhe e kombit shqiptar. Për këtë tanimë ka sakrifikuar gjeneratë pas gjenerate, e kemi obligim me qenë këtu në vendin e punës tonë dhe me mbrojtur arritjen tonë më të madhe kombëtare”, tha Tahiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit