Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje të raportuar në Pejë.
Sipas raportit policor, më 26 gusht rreth orës 01:00, një burrë ka raportuar se nusja e djalit të tij, në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj tij.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyja palët janë liruar, ndërsa rasti është proceduar në procedurë të rregullt.








