Nasim Haradinaj akuzon Hysni Gucatin për keqpërdorim fondesh: U zu në hajni, për ta mbuluar thirri protestë

Nasim Haradinaj ka ngritur akuza të rënda ndaj kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

I ftuar në emisionin “Frontal” në T7, Haradinaj ka pretenduar se Gucati ka “keqpërdorur fonde” dhe se, sipas tij, këto keqpërdorime janë zbuluar nga bashkëpunëtorët e tij.

Haradinaj e ka ndërlidhur thirrjen për protestë nga Gucati me, siç pretendon ai, përpjekjen për të “mbuluar hajninë”.

“Dy ditë përpara është nxënë hajnia e kryetarit aty, e dinë ai. E dinë hajninë që ia kanë nxënë shokët, keqpërdorime të fondeve aq sa i kanë”, ka thënë Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit