Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Emrat për Presidentin janë brenda parimeve të dakorduara, ky është një hap përpara

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dalë në konferencë për media pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku është diskutuar për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës.


Abdixhiku ka konfirmuar se gjatë takimit janë diskutuar emra konkretë për postin e Presidentit, por ka thënë se në këtë fazë nuk mund të bëjnë publikë emrat e prezantuar.

Ai ka bërë të ditur se palët do të takohen sërish për të vazhduar diskutimet dhe për të zgjedhur Presidentin ose Presidenten e re të Kosovës.


“Pas dakordimit rreth parimeve për Presidentin apo Presidenten, sot kemi vazhduar me diskutime rreth emrave konkretë. Në tërësinë e emrave të prezantuar, mund të them që të gjithë emrat janë brenda parimeve të dakorduara. Mund të them që ky është një hap përpara. Për shkak të ndjeshmërisë, ju lus për mirëkuptim, por do të takohemi sërish për të zgjedhur Presidentin/en e ri të Kosovës”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit