Kurti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Besojmë në pafajësinë e tyre, dëshirojmë të na kthehen të lirë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur edhe për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Hagë, duke shprehur besimin e tij në pafajësinë e tyre.


“Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës, bartëse dhe organizatore e së cilës ishte UÇK-ja, është luftë e drejtë çlirimtare dhe nuk ka proces gjyqësor, as në vend e as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në. Shpresojmë më të mirën dhe dëshirojmë të na kthehen në Kosovë të lirë. Besojmë në pafajësinë e tyre”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se çështja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është e ndarë nga procesi politik i negociatave me LDK-në për zgjedhjen e Presidentit të vendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit