Syla për Shehollin: AKI s’diti, Kurti e Sveçla ua kallëzuan se ishte bashkëpunëtor i Serbisë

Gazetari dhe komentatori politik, Valon. Syla, e ka konsideruar të gabuar mënyrën se si Fatmir Sheholli është trajtuar publikisht nga qarqet propaganduese të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se kjo qasje bie ndesh me vetë standardet e shërbimeve të inteligjencës.

Syla ka shkruar se një figurë si Sheholli ka qenë e njohur për veprimtarinë e tij dhe, siç e quan ai, ka qenë një prej “sekreteve më publike”. Ai ka shtuar se ajo që është parë deri tani lidhur me rastin, tashmë ishte e njohur.

“S’pari, Sheholli është Sheholl! Asnjë sekret kaq publik nuk ka! Si i tillë ai nuk ka përbë ndonjë rrezik të fshehtë! Materialet që ju zunë kanë qarkulluar qe 20 vjet. Familja e tij ishin distancuar viteve të 90-ta duke i leçitë babë e birë që diheshin si bashkëpunëtorë të UDB-së serbe.


Sheholli si i tillë, pas luftës, ka qenë aset i përdorur këndej e andej nga shërbimet si qarkullues selamesh”, ka shkruar Syla.

Më tej, ai ka thënë se qasja ndaj këtij rasti është e gabuar, pasi është në kundërshtim me vetë mënyrën se si funksionojnë strukturat e sigurisë.

“Shërbimet nuk i arrestojnë asetet për të bërë lajme në publik, për t’i kënaqur fanatikët politikë dhe elektoratin, sepse kjo përbën lojë të rrezikshme që minon institucionet e sigurisë dhe krijon precedentë të rrezikshëm.


Tash secili përdorues i rrjeteve sociale është ekspert e komentues i sigurisë në livadh haptazi.”

Syla ka shkruar se asetet e inteligjencës kanë një standard të caktuar të trajtimit nga shërbimet e inteligjencës, ndërsa veprimtaria e tyre mbahet sekret për arsye të caktuara. Sipas tij, qasja e tanishme vetëm sa e cenon këtë standard, duke ua pamundësuar shërbimeve një bashkëpunim të tillë edhe në të ardhmen.


“Sheholli është vetëm maja e plot arrestimeve këto dy vjet, sidomos ato serbe. Nuk ka garanci që edhe ato të mos ishin qenë dikur asete të inteligjencës kosovare. Tekefundit inteligjenca punon me informata e depërtime. Nëse arrestohen pasi janë përdorur – ku mbetet garancia se të tjerë do të bashkëpunojnë në të ardhmen?!”

Ai më tej ka shkruar se e konsideron këtë qasje si një tjetër spektakël popullist nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili, sipas tij, cenon kapacitetin e vetë shërbimit kosovar të inteligjencës, përmes një “cirku” në rrjetet sociale që anashkalon proceset e duhura të nivelit profesional.


“Është e rrezikshme kur këto arrestime bëhen selektive dhe për qëllime të përdorimit elektoral a të politikës ditore, jo fort sikur rrezik i sigurisë, sepse çka po nënkuptohet që AKI spaska bërë asgjë e spaska ditë me i arrestu me polici ma herët këta, por Kurti dhe Sveçla tash po ju kallxojnë atyre se Sheholli paska qenë bashkëpunëtor i Serbisë?

Sa ma larg zbulimi prej opinionit publik – aq më e madhe garancia që ai po punon mirë. Sepse shteti dhe siguria e tij nuk mbrohet me spektakël. Shteti mbrohet me institucione të forta, hetime profesionale dhe dënime për ata që vërtet provohet se kanë punuar kundër tij.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit