Një 20-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasditen e kësaj të mërkure, pasi është mbytur në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30, teksa i riu, shtetasi me inicialet L. D., ishte duke u larë në liqen së bashku me disa shokë, raporton Euronews Albania.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.








