VOTO AURORËN

Që nga sot mund të votoni ne Suedi për Moderaterna – dhe të më jepni votën tuaj personale si në zgjedhjet rajonale, ashtu edhe në zgjedhjet për Parlamentin e Suedisë. 💙

Jam Aurora Pirraku Nika, me prejardhje nga Drenasi i Kosovës. Rrënjët e mia janë në Kosovë, ndërsa në Suedi kam ndërtuar jetën, familjen dhe karrierën time. Västmanland është shtëpia ime.

🔵 Region Västmanland: më gjeni në numrin 18 dhe vendosni një X pranë emrit tim
🟡 Riksdag – Parlamenti i Suedisë: më gjeni në numrin 24 dhe vendosni një X pranë emrit tim

Çdo ditë punoj në shëndetësi dhe takoj njerëz që kanë nevojë për siguri, mbështetje dhe një shoqëri që funksionon.

Kam gradë master në punë policore, lidership dhe psikologji. Jam kriminologe, psikoterapiste e licencuar dhe specialiste e shkencave të sjelljes, me fokus në psikologjinë e punës dhe të shëndetit.

Këtë përvojë dhe dije dua ta shndërroj në veprim konkret politik.

Dua të punoj për një shëndetësi që ofron kujdes në kohë, për masa më të fuqishme ndaj problemeve të shëndetit mendor dhe kriminalitetit, për mundësi më të mira për fëmijët dhe të rinjtë, si dhe për një integrim që mbështetet në mundësi dhe përgjegjësi personale. Gjithmonë duhet t’ia vlejë të punosh dhe të kontribuosh në shoqëri.

Për mua, politika nuk ka të bëjë me tituj apo fjalë të bukura. Ajo ka të bëjë me dëgjimin e qytetarëve, marrjen e përgjegjësisë dhe shndërrimin e dijes në vendime që përmirësojnë jetën e përditshme të njerëzve.

Nëse edhe ju e mbështetni këtë drejtim, shpresoj ta kem besimin tuaj.

Votoni për Moderaterna – dhe më jepni votën tuaj personale. Vota juaj bën ndryshim! 💙

Aurora Pirraku Nika
Kandidate për Riksdagen dhe Region Västmanland
Moderaterna

#VotoAuroren #Moderaterna #Västmanland #Kosova #Kosova

#Zgjedhjet2026

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit