spot_img
spot_img
Sunday, February 15, 2026
spot_img
spot_img

Terror në një lokal nate në Itali, shqiptari plagos me armë zjarri një person

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se ka qëlluar një person me armë. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme në një lokal nate në Castel Bolognese.

I plagosuri ndodhej në hyrje të lokalit kur ka mbërritur shqiptari me të cilin ka debatuar. Më pas 49-vjeçari ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar katër herë.

Shqiptari arriti të largohej nga vendi i ngjarjes, por arratia nuk zgjati shumë, pasi u arrestua nga policia.

Arma e përdorur, një pistoletë gjysmëautomatike u sekuestrua dhe rezultoi se ishte e vjedhur. 49-vjeçari akuzohet për veprat penale “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ai u dërgua në burgun e Ravenës në pritje të masës së sigurisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit