Ekskluzive: Këta janë dy të dyshuarit që plagosën 38-vjeçarin në Mitrovicë, po kërkohen nga Policia

Gazeta ka raportuar sot për një incident që ka ndodhur në Mitrovicë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti”.

Personi që mbeti i plagosur sot është Ismajl Hyseni rreth 38-vjeçar nga Vaganica e Mitrovicës, i cili mbeti i lënduar nga arma e zjarrit.

Gazeta ka mësuar edhe emrat e dy personave të dyshuar që plagosën Hysenin e që janë vëllezër, Arbnor (23) dhe Arben Hyseni (31).

38 vjeçari dyshohet se u plagos në të dyja këmbët dhe se rasti ndodhi te dyqani i autopjesëve “Besi”.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka filluar kërkimin intensive për kapjen e të dyshuarve.

Tutje rasti është cilësuar “Vrasje e rëndë në tentativë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit