Protestë në Zogaj të Vushtrrisë kundër ndërtimit të kishës, qytetarët kërkojnë ndalimin e organizatës Lëvizjes për Rikthim”

Në Zogaj (Zagorë) të Vushtrrisë dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot për të protestuar kundër “Lëvizjes për Rikthim”.

Sipas qytetarëve të mbledhur në këtë fshat të Vushtrrisë, protesta u bë kundër ndërtimit të një kishe në Zagorë.

Qytetarët thanë se në Zagorë nuk ka asnjë banor, e lëre më katolikë, teksa shtuan se nuk janë kundër fesë katolike, por sipas tyre, janë kundër rrymave përçarëse.

Protestuesit thanë se këto lëvizje janë përçarëse dhe se po bëhen me direktiva serbo-ruse.

Në këtë protestë u panë edhe forca të shtuara të policisë për të monitoruar situatën.

Ditë parë, shumë qytetarë kanë marrë pjesë në vënien e gurthemelit të Kishës Katolike “Shën Flori dhe Lauri”, në fshatin Zogaj të Vushtrrisë, transmeton Klankosova.tv.

Ceremonia e organizuar nën kujdesin e Ipeshkvisë së Kosovës, siç mësoi KosovaPress, aty u tha se vënia e këtij gurthemeli shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin katolik të kësaj zone.

Pak më vonë Dioqeza Prizren–Prishtinë ka reaguar duke e cilësuar si jokushtetues, joligjor dhe të pajustifikuar vendimin e Policisë së Kosovës për të mos lejuar ceremoninë e paraparë të martën, më 18 gusht, për bekimin e gurthemelit të kishës së re në Zogaj të Vushtrrisë.

Për të shmangur tensionet, ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, i shoqëruar nga disa meshtarë dhe besimtarë, e ka bërë bekimin e gurthemelit të hënën, në vigjilje të festës së Shën Florit dhe Laurit.

Sipas atij reagimi të datës 17 gusht, vikari ipeshkvor Don Fran Kola i kishte informuar autoritetet e sigurisë, në përputhje me ligjet në fuqi, për zhvillimin e ceremonisë në tokën e dhuruar nga besimtarët për ndërtimin e objektit fetar.

“Policia e Kosovës ka marr një vendim që nuk do të lejohet të zhvillohet ceremonia e paraparë për nesër, më 18 gusht 2026. Edhe pas ankesës zyrtare të Don Fran Kolës, Policia nuk e ka anulua vendimin. Ne e konsiderojmë këtë vendim jo kushtetues, jo ligjor, të padrejtë dhe të pajustifikuar, sepse bëhet fjalë për një ngjarje kishtare, fetare dhe paqësore, në pronën e Kishës, për të cilën institucionet ishin njoftuar me kohë”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, ceremonia e pagëzimeve do të mbahet të martën, më 18 gusht, nga ora 11:00, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit