Hamza: Nga sot fillon numërimi mbrapsht deri më 16 shtator

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se nga sot ka nisur numërimi mbrapsht drejt 16 shtatorit, datës kur pritet të shpallet verdikti përfundimtar ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë.

Hamza, gjatë aktivitetit të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, në Prishtinë, tha se afrimi i kësaj date nuk duhet ta zbehë kujtesën për luftën dhe sakrificën e UÇK-së.

“Koha po ecën. Pritja tashmë është shkurtuar, por kujtesa jonë nuk shkurtohet. Përkundrazi, sa më shumë afrohet dita, aq më zëshëm duhet të themi atë që kemi për të thënë”, deklaroi Hamza.

Ai tha se 16 shtatori duhet të jetë në vëmendjen e qytetarëve çdo ditë, duke theksuar se ekranet e vendosura në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës do të simbolizojnë pritjen për vendimin e Gjykatës Speciale.

“Ky ekran këtu është simbol i pritjes sonë në Prishtinë. Por ekrane të ngjashme do të vendosen gjithandej Kosovës. Sepse këtu janë më shumë se ekrane. Janë një mesazh. Një mesazh për familjet që presin, një mesazh për ata që janë në Hagë dhe një mesazh për të gjithë botën që Kosova nuk harron”, tha ai.

Kreu i PDK-së përmendi kontributin e atyre që, sipas tij, luftuan dhe sakrifikuan për lirinë e Kosovës, duke përfshirë edhe procesin e negociatave në Rambuje dhe ndërhyrjen e NATO-s.

“Nuk harron kush luftoi, nuk harron kush sakrifikoi, nuk harron kush negocioi në Rambuje, nuk harron kush e siguroi ndërhyrjen e NATO-s, nuk harron kush e bëri Kosovën të lirë, të pavarur dhe të integruar në botë”, u shpreh Hamza.

Ai kritikoi gjithashtu procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, ish-deputetëve Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, duke thënë se ata prej vitesh po përballen me procesin në Hagë.


“Dhe nuk harron ata që sot, që gjashtë vjet po përballen me këtë proces të padrejtë. Ata që dikur numëronin ditët deri te liria, sot padrejtësisht i numërojnë ditët brenda mureve të izolimit në Hagë”, deklaroi Hamza.

Në fund, Hamza tha se mesazhi i Kosovës për katër ish-krerët e UÇK-së është se ata nuk janë vetëm.

“Por sot, edhe nga këtu, po u themi qartë: ata nuk janë vetëm”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit