Abdullahu, Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

Faton Abdullahu nga Partia Demokratike e Kosovës ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i akuzuar për përdorimin e propagandës për të mbuluar, dështimet në qeverisje.

Në një postim në Facebook, Abdullahu ka thënë se VV-ja e ka paraqitur situatën në veri si sukses, ndërkohë që, sipas pretendimit të tij, ka pranuar “autonominë”. Ai gjithashtu pretendon se partia në pushtet ka frikë nga krijimi i institucioneve pikërisht për shkak të detyrimeve që do të pasonin.


Zëdhënësi i PDK-së e akuzoi pushtetin edhe për shkelje të Kushtetutës, përdorim të parasë publike për qëllime elektorale dhe për fshehjen e problemit të emigrimit, veçanërisht të të rinjve.

Abdullahu ka përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

”Me propagandë e paranojë i keni ‘dënuar’ ata në Hagë qe sa vite, para aktvendimit final, sepse ua keni frikën kthimit të tyre. 16 shtatorit dhe të vërtetës historike nuk keni çka i bëni as me propagandën tuaj. E vërteta është vdekja juaj politike”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit