24 mijë euro gjobë për një operator në rrugën Prishtinë-Podujevë, Basha paralajmëron penalitete të tjera

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ndaj operatorëve që po punojnë në rrugën Prishtinë-Podujevë kanë nisur të zbatohen penalitete për mosrespektimin e afateve.


Pas një inspektimi në këtë projekt, Basha tha se operatorëve u janë shtyrë afatet dhe u janë përcaktuar obligime të qarta për përfundimin e punimeve.

Sipas tij, për muajin korrik, vetëm në segmentin e Vranidollit, një operator ekonomik është penalizuar me 24 mijë euro.

Basha paralajmëroi se penalitetet do të vazhdojnë në të gjitha segmentet ku nuk respektohen planet dinamike dhe afatet e kontraktuara.

“Për ata që neglizhojnë punën dhe nuk i respektojnë obligimet kontraktuale, nuk do të ketë tolerim”, tha ministri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit