Dënohet me 6 muaj burg personi që kanosi Kurtin

Është dënuar me gjashtë muaj burgim Kadri Xhemaili për kanosjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Xhemaili e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje në seancën gjyqësore të premten.

Gjykata e ka aprovuar kërkesën e palëve, prokurorit dhe mbrojtësit, për marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

Prokurori Bekim Kodraliu parashtroi kërkesën fillimisht.

“Marrëveshja është arritur me vullnet të lirë, pa asnjë presion. Pas konsultimit të mjaftueshëm të pandehurit me të mbrojturin e tij, i njoftuar me pasojat dhe benefitet e pranimit të fajësisë dhe se aktakuza e ngritur është e mbështetur në prova të ligjshme dhe të cilat vërtetojnë se i njëjti i ka marrë veprimet si në dispozitiv të aktakuzës. Meqë marrëveshja është e mbështetur në Kodin e Procedurës Penale, kërkoj nga ju që ta aprovoni marrëveshjen për pranimin e fajësisë”.

E mbrojtësi i të pandehurit, avokati Rinor Arifi pohoi se mbrojtja mbetet pranë marrëveshjes së arritur me Prokurorinë për pranimin e fajësisë.


Në seancë ka munguar i dëmtuari Albin Kurti. Gjyqtari Rrahman Beqiri tha se Kurti e ka pranuar ftesën, ndërsa mungesën nuk e ka arsyetuar.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Xhemaili, më 22 tetor 2025 me dashje dhe me qëllim të frikësimit të personit zyrtar, lidhur me punën dhe pozitën e tij zyrtare si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, publikisht e ka kanosur të dëmtuarin Albin Kurti.

Gjithashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri e ka kanosur të dëmtuarin përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privojë nga jeta.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit